Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka falënderuar sundimtarin e Katarit për “për përpjekjet për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin në të gjitha format”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Në deklaratë gjithashtu është theksuar sugjerimi për ngrohjen e lidhjeve mes dy vendeve, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Në qershor të vitit të kaluar, Trump i kishte bërë thirrje Katarit që të ndalonte financimin e grupeve terroriste.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, të cilët së bashku me Katarin janë anëtarë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, dhe Egjipti që nuk është pjesë e saj kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike, të udhëtimit dhe tregëtisë me Katarin, duke e akuzuar për atë mbështetje të militantëve terrositë.
Katari mohon akuzat dhe thotë se lëvizja e tyre synon kufizimin e sovranitetit të saj./arbresh.info/
Osmani nderon Walkerin me Urdhrin e Lirisë & Pavarësisë
“Kurti u pajtua me skandalet dhe dështimet e ministrave të t...
Kthehen mbrapsht emigrantët, mbërrin në Shëngjin anija itali...
Kroos tregon tre lojtarët që e meritojnë ta fitojnë Topin e ...
Izraeli do ta ketë të pamundur ta eliminojë, kush mund të je...
Këta janë banorët që u bënë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3