Një krim i dyfishtë tronditi sot Vlorën, nga ku mbetën të vdekur dy 32 vjecarë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gjorm, ku autori i krimit, Artion Shenaj ka vrarë me kallashnikov shokun e tij Mariglen Memën, e më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.
Mësohet se autori i ngjarjes kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Franca, ku sipas burimeve ka qenë në burg me precedentë penale për lëndët narkotike, ndërkohë që Memaj ishte prind i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, ndërsa autoriishte beqar.
Gjithashtu Memaj kishte qenë emigrant në Itali si dhe i burgosur në Itali, edhe ai për lëndë narkotike, por më pas ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij.
Burime zyrtare raportojnë se ka dyshime që konfliktet mes tyre kanë qenë të vjetra dhe se mendohet që ka të bëjë me pazaret e drogës, ndërkohë që të dy palët kanë qenë dhe fqinj me njëri-tjetrin.
Informacion paraprak
Në fshatin Gjormë në një lokal shtetasi A.Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M.M., 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.
Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...