Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi dhe në përbërje të Meliza Haradinaj, Alban Dermaku, Ardian Arifaj dhe Blerand Stavileci si dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, kanë zhvilluar një takim më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.
Energjia, liria e lëvizjes, bashkëpunimi rajonal, janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në këtë fazë të takimeve. Delegacioni i Kosovës ka shprehur përkushtimin për dialog, më saktësisht për një dialog në funksion të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë atyre që janë të kyçur në këtë proces.
Grupi i ri negociator është i përkushtuar që procesi i dialogut të zhvillohet me transparencë të madhe në raport me qytetarët.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...