Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 13:30, zyrtarët policorë nga Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës përderisa ishin në implementim të planit operativ “Stop drogës në shkolla” janë sulmuar me armë zjarri nga një person i dyshuar.
Sipas njoftimit për media, zyrtarët policorë derisa ishin në përcjellje të një personi të dyshuar në rrugën “Nënë Tereza” në afërsi të shkollës fillore “Zekeria Rexha” në Gjakovë, në momentin kur të njëjtit kanë tentuar ta ndalin për kontroll i dyshuari S. Ll. i moshës 20-vjeçare ka nxjerrë armën e zjarrit duke shkrepur në drejtim të tyre.
“Zyrtarët policorë falë shkathtësive dhe veprimeve të tyre profesionale për ta vënë situatën nën kontroll i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri, duke arritur ta lokalizojnë personin e dyshuar dhe më pas të njëjtin ta arrestojnë. Personit të dyshuar i është konfiskuar arma me të cilën ka kryer veprën”, thuhet në njoftimin për media të PK-së.
Në këtë shkëmbim zjarri nuk është lënduar asnjë person përveç dëmit material që i është shkaktuar një automjeti.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe prokurori i shtetit. Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë. I dyshuari me urdhër të prokurorit mbahet në ndalim policor”.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën