Trajneri Gani Sejdiu në sezonin vjeshtor punoi me Feronikelin dhe Trepçën ’89, por tash vazhdon të jetë trajner i lirë.
Mosangazhimin në ndonjë klub Sejdiu dëshiron ta shfrytëzojë maksimalisht duke fituar përvojë të re në zejen e trajnerit.
Ai për “Epokën e re” ka thënë se në muajin e ardhshëm do të shkojë në Itali për ta parë nga afër punën që e bën skuadra e Udineses. Këtë mundësi Sejdiut ia ka ofruar futbollisti i njohur shqiptar Valon Behrami, i cili është pjesë e kësaj skuadre. “Jam trajner i lirë dhe nuk dëshiroj ta humbi kohën kot. Duke iu falënderuar futbollistit Valon Behrami, në mesin e muajit shkurt do të shkoj në Itali te skuadra e Udineses, ku do të qëndroj dhjetë ditë. Atje do t’i përcjell stërvitjet e këtij klubi dhe dua të pasurohem edhe me disa materiale shtesë për rolin e trajnerit. Aty do t’i shoh edhe përgatitjet që i bën Udinese nga loja në lojë dhe të marrë informata më të plota për stërvitjet”, ka thënë Sejdiu.
Më pas, ish-trajneri më i mirë në futbollin e Kosovës ka thënë se një praktikë e tillë është e domosdoshme për të gjithë trajnerët në vend, pasi kapaciteti i tyre shtohet vetëm duke parë dhe marrë informacione nga klubet e mëdha evropiane. “Nuk diskutohet se ne trajnerët në Kosovë kemi nevojë të madhe që të marrim përvoja të reja nga klubet ndërkombëtare. Për mua personalisht është privilegj që do ta kam mundësinë ta shoh nga afër punën që e bën një klub siç është Udinese në ligë aq të fortë sa është ajo e Serisë A”, ka deklaruar Sejdiu.
Trajneri në fjalë e ka shkruar historinë vite më parë me skuadrën e Feronikelit, duke u shpallur për herë të parë kampion të Kosovës. /Epoka e Re/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg