‘Tmerrohet’ sërish Dembele

15:19 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Ousmane Dembele është dëmtuar sërish. 10 ditë pasi u kthye nga një dëmtim i rëndë që e mbajti 3 muaj e gjysmë jashtë fushave, francezi do i mungojë Barcelonës për 3-4 javë.

Sulmuesi ka një dëmtim muskulor në kofshën e majtë dhe do të mungojë në çerekfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Espanyol dhe ndoshta edhe në gjysmëfinale nëse Barça kalon turin.

Në kampionat mund të humbasë 5 ndeshje: Betis, Alaves, Espanyol, Getafe dhe Eibar. Mendohet se Dembele mund të kthehet në Ligën e Kampionëve ndaj Chelsea.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme