Raportohet se Joao Mario ka refuzuar një kalim te Watfordi pasi po pret ofertat e ndonjë klubi që luan në garate mëdha evropiane.
Sipas Calciomercatos, Interi duhet të barazojë shpenzimet para se të blej lojtar si Rafinha, Ramires dhe Lisandro Lopez.
Portugezi që nga ardhja prej Sporting Lisbonës nuk ka arritur të gjejë vetën në San Siro dhe Watfordi dëshiron kartonin e tij.
Por, Joao Mario përveç se refuzoi klubin anglez, ai nuk është bindur as nga Sevilla e Vincenzo Montellas.
Klubi spanjoll në marrëveshje ka futur edhe Joauin Correan.
Në vitin 2016 ai iu bashkua Interit për 40 milionë euro, plus pesë në formë të bonuseve.
24-vjeçari ka pasur mundësi të tregojë vetën edhe nën urdhrat e Luciano Spallettit, por nuk ka arritur t’ia dal.
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...