Qytetarë të shumtë presin me orë në Qendra të Mjekësisë Familjare, shkak gripi sezonal

15:06 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Simptomat e rënda të gripit kanë bërë që shumë qytetarë të kërkojnë ndihmë nga mjekët.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në ‘Bregun e Diellit’ në Prishtinë, pritjet për një kontrollë janë të gjata në më shumë se një orë, raporton lajmi.net.

Kjo pasi shumë persona janë të prekur nga gripi sezonal.

Shkak i gripit përpos stinës së dimrit, janë luhatja e temperaturave dhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit.

Simptomat e gripit janë ethet, temperatura, plogështia, dhimbje të muskujve dhe pengesa në frymëmarrje./Lajmi.net/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme