Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj përsëritjes së deklaratave nga ana e Ministrit të Jashtëm të Bosnjës, Igor Crnadak, se Bosnja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka dënuar deklaratat destruktive të Bosnjës ndaj shtetësisë së Kosovës, të cilat Hoxhaj tha se po bëhen për ta kënaqur Serbinë.
Hoxhaj tha se sjellje të këtilla minojnë fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal mes shteteve të Ballkanit.
“Deklarata destruktive të Ministrit të Jashtëm të Bosnjës ndaj Kosovës, për ta kënaqur Serbinë. Sjellje të këtilla dëmtojnë bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore në Ballkan”, ka shtuar Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Bosnjës ka ripërsëritur se Bosnja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës në një intervistë dhënë mediave serbe. /Telegrafi/
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...