Dardan Sejdiu pritet të jap dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës për t’u rikthyer në ulësen e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, bëjnë të ditur burimet e portalit “Zeri.info”.
Sipas këtyre burimeve të “Zërit” kalimi i Sejdiut në Komunën e Prishtinës është çështje ditësh, ku do t’i bashkohet ekipit të Shpend Ahmetit.
Ky i fundit ka emëruar partnerin e koalicionit Selim Pacollin nënkryetar, por tashmë ekziston baza ligjore që Komuna t’i ketë dy nënkryetar.
Sejdiu edhe më herët ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës, por para zgjedhjeve të fundit parlamentare kishte dhënë dorëheqje për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 qershorit 2017 me lëvizjen “Vetëvendosje”.
Lëvizja muajt e fundit po përjeton përçarjen më të madhe që nga themelimi, pas publikimit të disa mesazheve ne “Viber” ku Aida Dërguti e kishte fyer rëndë Albin Kurtin.
Pas kësaj Dërguti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake.
Njëjtë kanë vepruar edhe disa zyrtarë të lartë të partisë, përfshirë këtu ish-kryetarin Visar Ymerin, ish-nënkryetarin Dardan Sejdiun, etj., të cilët bashkë me ish-sekretarin Dardan Molliqajn, po e kundërshtojnë kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të partisë.
Përndryshe, me tërheqjen e Sejdiut nga pozita e deputetit, ulësen e tij do ta zë Ylli Hoxha. Edhe ky i fundit javë më parë kishte dhënë dorëheqje nga strukturat partiake.
Gazeta “Zëri” ka bërë përpjekje që ta kontaktoj për këtë çështje edhe Dardan Sejdiun, por nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ky i fundit.
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur