7 nga 10 kandidatët për deputetë më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj Albin Kurtit.
Përveç numrit, këta kandidatë për deputetë kanë edhe më shumë vota sesa krahu i Kurtit nëse i mbledhim ato.
Indeksonline ka bërë një analizë të rezultateve të para të zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar, pra para dorëheqjeve të disa kandidatëve për deputetë, ndër ta edhe Shpend Ahmeti. Deri me tani, 7 nga 10 kandidatët për deputetë më të votuar të Vetëvendosje janë deklaruar kundër Albin Kurtit. Nëse mbledhim votat e kandidatëve për deputetë Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Fisnik Ismajli dhe Donika Kadaj, atëherë në total ky krah del t’i ketë fiks 270 mijë e 605 vota.
Në anën tjetër, krahu i Kurtit ka vetëm tre kandidatë për deputetë (përfshirë këtu edhe Kurtin) të cilët janë rënditur në 10-shën e parë tek më të votuarit. Kurti, Konjufca dhe Haxhiu kanë në total 193 714 së bashku. Siç mund të shihni edhe në diagramin e paraqitur, të pakënaqurit me Kurtin kanë 58% të votave ndërsa krahu i Kurtit jo më shumë se 42%.
Indeksonline ka analizuar edhe numrin e të gjithë deputetëve dhe pavarësisht se Kurti ka numër më të madh të deputetëve që e përkrahin, ai prapë mbetet me numër më të vogël të votave. Sipas llogaritjes sonë, nëse mblidhen votat e 32 kandidatëve më të votuar të VV!, 18 mbështetësit e Kurtit do t’i kishin 49% ndërsa 14 nga grupi i të pakënaqurve i kanë 51%. Por meqenëse ende nuk janë deklaruar të gjithë deputetët, këtë analizë do ta publikojmë njëherë tjetër kur gjërat janë më të qarta./Indeksonline/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...