Thaçi i shqetësuar me gjendjen e Mustafës, e telefonon

11:39 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se përmes telefonit ka zhvilluar një bisedë me ish-kryeministrin Isa Mustafën, duke i ofruar përkrahje të plotë për shërim, kudo të jetë e nevojshme.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Që nga momenti i informimit për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Isa Mustafa vura kontakt me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij. Shpreha gatishmërinë për ta vizituar, por procedurat e trajtimit të tij nuk ma mundësuan një gjë të tillë. Përmes telefonit zhvillova një bisedë me të, duke i ofruar përkrahje të plotë për shërim, kudo të jetë e nevojshme. Z. Mustafa i uroj shëndet dhe sa më parë t’i kthehet familjes së tij si dhe obligimeve institucionale”, shkruan Thaçi në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme