Ndodh edhe kjo, gjyqtari e rrëzon dhe ndëshkon me karton të kuq mbrojtësin e Nantes

10:33 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampionatin francez Ligue 1.

Në takimin ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Nantes, të cilin lideri francez e fitoi me rezultat 0 me 1, por ka ndodhur një ngjarje e pa parë deri më tani në futboll.

Mbrojtësi i skuadrës vendase, Diego gjatë një vrapimi aksidentalisht e rrëzoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes Chapron.

Gjyqtari francez nuk e mori me sportivitet rrëzimin e tij, dhe sa ishte i shtrirë në tokë e goditi me këmbë Diegon.

Mbrojtësi i vendasve i kërkoi shpjegim gjyqtarit për gjestin e tij, por ky i fundit nuk deshi fare të dëgjoj duke e ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe duke e përjashtuar.

Pas ndëshkimit me të kuq futbollistët vendas reaguan ashpër, por gjyqtari kryesor nuk e ndërroi vendimin e tij. /arbresh.info/

https://youtu.be/CUp_yu5hquk

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme