Google ADS

Simiq: Pa dialog, tensionet në Kosovë rriten dhe pësojnë serbët

10:10 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se vazhdimi i dialogut teknik në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është i rëndësishëm.

Sipas tij, në mungesë të dialogut rriten tensionet dhe viktimat më të shpeshta janë serbët që jetojnë në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Kur nuk ka dialog, ka tensione në territorin e Kosovës dhe nga këto tensione viktima më të shpeshta janë serbët që jetojnë aty, tentohet edhe shkatërrimi i pronave të tyre”, ka thënë Simiq për RTS.

Dialogu teknik Prishtinë-Beograd, pritet të nisë nesër./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme