Google ADS

Lirohet nga paraburgimi Bogdan Mitroviq, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

09:41 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Bogdan Mitroviq, i cili më 28 gusht të vitit të shkuar ishte arrestuar në Kosovë, në Suharekë, me dyshimin për krime lufte ndaj shqiptarëve në fshatin Sopijë të kësaj komune, është liruar nga paraburgimi në fund të javës së shkuar, transmeton Koha.net.

Ai, pasi arriti në shtëpinë e vet, në Serbi, siç përcjell portali serb ‘blic”, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar që të jetë në liri e në veçanti e ka falënderuar kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili, siç ka thënë, “vërtet si luan po lufton për Kosovën”.

Ai ka theksuar se në burg ka qëndruar pa “pa pikë faji”.

“Kurrë askujt s’i kam marrë gjë, dhe ja përnjëherë bëhem kriminel”, ka thënë ai duke shtuar se nuk mund të ankohet për trajtimin që ka pasur gjatë qëndrimit në paraburgim të EULEX-it.

Mirëseardhje Mitroviqit, pas qëndrimit 137 ditë në paraburgim, i ka uruar drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme