Katër ndeshje të luajtura mëngjesin e sotëm, me Miami që fitoi 97-79 ndaj Milwaukee, ndeshje me dy pamje, më e mirë për miqtë në pjesën e dytë, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e skuadrës vendase.
Dragic me 25 pikë ishte më i miri në fushë për Miami, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Antetokounmpo për miqtë. Pas kohës shtesë fiton New Orleans, që mundi 123-118 New York jashtë fushe, në një ndeshje spektakolare.
Hardaway dhe Porzingis realizuan nga 25 pikë secili, por që s’mjaftuan për nju-jorkezët, ndërsa për miqtë u dalluan Davis me 48 pikë e 17 rebaund si dhe Holiday me 31 pikë.
Pa probleme fiton Minnesota, që mundi 120-103 Portland, takim që u dominua nga vendasit, që u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë. Butler me 24 pikë, Teague me 22 e Towns me 20 bënë diferencën në fushë për vendasit. Fiton edhe Indiana, që mposhti 120-97 Phoenix jashtë fushe, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Collison 19).
REZULTATET E SOTME
Miami – Milwaukee, 97-79
New York – New Orleans, 118-123
Phoenix – Indiana, 97-120
Minnesota – Portland, 120-103
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...