Revista e udhëtimeve zvicerane Travel News rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryesor të 2018, duke theksuar shumëllojshmërinë e jashtëzakonshme të maleve, zonave arkeologjike, florën dhe faunën, si dhe parqet kombëtare.
Shqipëria renditet mes 12 vendeve të botës për t’u vizituar në 2018, duke këshilluar që vendi ynë të vizitohet gjatë muajit qershor.
“Shqipëria, vendi që laget në perëndim nga Deti Adriatik, është më i lirë se Kroacia dhe merr më pak turistë në krahasim nga vendi fqinjë i Malit të Zi. Ajo ofron një shumëllojshmëri të shquar të vargmaleve dhe vendeve arkeologjike në të cilat koha është ndalur. Përveç pasurisë së madhe të florës dhe faunës, Shqipëria është gjithashtu shtëpia e parqeve të ndryshme kombëtare”, shkruan Travel News.
Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.
“Çmimet e hoteleve janë tepër të lira, plazhet janë kursyer nga turizmi masiv dhe uji kristal i pastër të kujton destinacionet e ëndrrave në Karaibe. Përveç kësaj, 300 ditë me diell në vit flasin vetë për të”, theksohet në shkrim.
Në stinën e verës kulmon edhe interesi i turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët shprehin interes për turizmin bregdetar, malor, liqenor, historik dhe kulturor të Shqipërisë.
Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha