Google ADS

Aubameyang vendos për ekipin e ri?

23:53 | 14 Janar 2018
Arbresh.info

Sipas Guillem Balague, sulmuesi i Borussia Dormtund, Pierre-Emerick Aubameyang është shumë pranë transferimit te Arsenal, që do të kushtojë plot 60 milionë euro.

Aubameyang nuk u grumbullua me skuadrën e Borussia Dortmund për sfidën e kësaj të diele ndaj Ëolfsburg, e përfunduar në barazim 0-0, për shkak të problemeve disiplinore. Futbollisti 28-vjeçar, për të njëjtin motiv disiplinor mungoi edhe në një tjetër ndeshje në këtë fillim sezoni, ndërkohë që në 2016 u la jashtë ekipit për shkak të një udhëtimi të paautorizuar drejt Milanos.

Aubameyang ka zhvilluar një sezon të jashtëzakoknshëm me 21 gola në 23 ndeshje dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligën gjermane për këtë sezon, pas sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Por duket se sulmuesi nga Gabon është shumë pranë transferimit të tij në Premier League, te skuadra e Arsenal.

Balague shkroi në Twitter: “Alexis Sanchez ende nuk është transferuar plotësisht. United është favorit dhe 2-3 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Ndërkohë Arsenal dëshiron të finalizojë marrëveshjen për blerjen e Aubameyang, i lënë sot jashtë skuadrës, për shumën 60milionë euro”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme