Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Basri Çapriqi.
Haradinaj ka shkruar se me vdekja e Çapriqit është humbje e madhe për letërsinë, kulturën dhe publicistiken shqiptare.
“Me dhembje mora lajmin për vdekjen e hershme të profesorit Basri Çapriqi. Shuarja e Basri Çapriqit, njeriut të letrave shqipe, është humbje e madhe për letërsinë, kulturën dhe publicistiken shqiptare. Universiteti i Prishtinës ka humbur një punëtor të madh, një njeri të vlerave mbarëkombëtare dhe një studiues e poet të njohur në botë. Në këto çaste të dhimbjes jemi me familjen Çapriqi dhe me miqtë e tij. Të qoftë i lehtë dheu dhe u prehsh në paqe Basri Çapriqi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Çapriqi ndërroi jetë të dielën në moshën 58-vjeçare.
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale