Themeluesi i “Amazon” sfidon Trumpin, jep bursa për emigrantët pa dokumenta

23:27 | 14 Janar 2018
Trina Galanxhi

Shefi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos dhe gruaja e tij, MacKenzie Bezos, kanë dhuruar 33 milionë dollarë për një fond bursash për emigrantët pa dokumente që u sollën në SHBA si fëmijë.

Programi “TheDream.Us” është më i madhi për dhëniën e bursave, që ka për qëllim të ndihmojë emigrantët të përballojnë shkollimin, transmeton portali arbresh.info

Imigrantët pa dokumente nuk kanë të drejtë për grante ose kredi federale, dhe ato përjashtohen nga ndihmat shtetërore dhe normat e shkollimit në shtet në shumë shtete.

Bezos, vlera neto e të cilit është 108 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg, tani është personi më i pasur në botë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme