Google ADS

Opozita në Britani: Marrëdhëniet me SHBA-të “jo aq të rëndësishme”

22:29 | 14 Janar 2018
Trina Galanxhi

Lideri i Labour Party, Jeremy Corbyn  ka vënë në pikëpyetje vlerën e “marrëdhënieve special” të Britanisë me SHBA-të, duke sugjeruar se Uashingtoni nuk është më aleati më i rëndësishëm i Britanisë së Madhe.

Corbyn ka hedhur dyshime mbi ekzistencën e një lidhjeje të ngushtë mes dy shteteve, duke hequr dorë kështu ka thënia “ marrëdhenië e veçantë” që e përdori  Winston Churchill në vitin 1946, transmeton portali arbresh.info

I pyetur nëse marrëdhëniet me SHBA-të janë më të rëndësishmet për Britaninë, Corbyn u përgjigj duke thënë: “Jo. Unë mendoj sa ka shumë marrëdhënie tjera të rëndësishme”.

Në të tjerat ai përfshiu Kinën, Indinë, BE-në, dhe organizatat ndërkombëtare, siç është OKB-ja.

Komentet e Corbyn janë bërë pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të anuluar udhëtimin e tij në Britani të Madhe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme