Qeveria e Kosovës është deklaruar lidhur me lajmin për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit të vendit njëherësh liderit të LDK-së, Isa Mustafa.
Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se Qeveria e Kosovës e ka marrë me shqetësim përkeqësimin shëndetësor të ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe po i përcjellë nga afër zhvillimet rreth gjendjes shëndetësore të tij, transmeton Indeksonine.
Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Qeveria e Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e Mustafës, përfundohet në komunikatën për media./Indeksonline/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...