Google ADS

Sheiku nga Katari thotë se “po mbahet kundër vullnetit” në Emiratet e Bashkuara

21:47 | 14 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një pjesëtar i familjes mbretërore të Katarit ka deklaruar se po mbahet kundër vullnetit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sheiku Abdullah bin Ali al-Thani , i cili luajti një rol në bisedime me Arabinë Saudite gjatë krizës diplomatike të Katarit, i ka bërë këto pretendime përmes një video të postuar në YouTube, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Ai tha se po mbahet nga Princi i Kurorës i Abu Dhabit, i cili do të jetë “plotësisht përgjegjës” nëse atij i ndodh ndonjë gjë.

Një zyrtar nga Emiratet e Bashkuara i ka mohuar akuzat.

Sheiku Adbullah ndërmjetësoi një marrëveshje me Arabinë Saudite për të lejuar pelegrinët e Katarit në pjesëmarrjen e vizitave të vendeve të shenjta.

Arabia Saudite dhe vendet tjera të rajonit kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin në qershor të vitit 2017./arbresh.info/

Të ngjashme