Google ADS

Trepça fiton ndaj KB Pejës me rezultat të ngushtë

21:42 | 14 Janar 2018
Arbresh.info

Me epërsi prej katër pikësh, Trepça ka triumfuar përballë Pejës (87-83) në palestrën “Minatori”.

Skuadra vendase e mbylli më një pikë më shumë (22:21) çerekun e parë të takimit.

Në dhjetëminutëshin e dytë, minatorët shënuan tri pikë më shumë se kundërshtari (23:20) për të shkuar në pushim me epërsi prej katër pikësh.

Pejanët u kthyen në çerekun e tretë për t’i shënuar tri pikë më shumë se ekipi nikoqir (24:27).

Sidoqoftë, skuadra mitrovicase u tregua më e vendosur në çerekun e fundit (18:15) për ta fituar ndeshjen.

Trepça renditet e pesta në tabelë me 21 pikë, nga gjashtë fitore dhe nëntë humbje.

Peja pozicionohet një vend më poshtë dhe numëron 20 pikë nga pesë fitore dhe dhjetë humbje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme