Pamje të mahnitshme të vullkanit në Filipine

19:11 | 14 Janar 2018
Arbresh.info

Ka shpërthyer vullkani Mayon në Filipine për herë të dytë këtë javë, duke shfaqur pamje të mahnitshme të llavës së kuqe.

Vullkani, i vendosur në provincën Albay në Filipinet qendrore, fillimisht derdhi hi të shtunën pasdite, e më pas të dielën nisi një shpërthim pesë minutësh, transmeton portali arbresh.info

Që nga shpërthimi, vërehet nga fotot një shkëlqim i kraterit, me plot imazhe të dritës së kuqe që vije nga mali.

Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në Filipine ka ngritur alarmin në nivelin e dytë, që do të thotë se aktiviteti momental është me origjinë magmatike, që mund të çojë në erupsione eventualisht të rrezikshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme