Tërmet i shkallës 7.1 në Peru, të paktën një i vdekur

18:50 | 14 Janar 2018
Arbresh.info

Një tërmet i magnitudës 7.1 ka goditur bregun jugor të Perusë këtë mëngjes, duke lënë të paktën një person të vdekur e dhjetëra të lënduar.

Autoritetet kanë ndryshuar deklaratën ku thuhej që dy persona anë humbur jetën dhe se një person ishte zhdukur në minierë, një shenjë që tregon se numri i viktimave mund të mos jetë aq kaq sa dyshohej, transmeton portali arbresh.info

Tërmeti goditi jashtë brigjeve në kohën 04:18 të kohës lokale në një thellësi prej 22.4 milje, njofton  Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

Epiqendra ishte në Oqeanin Paqësore, 25 milje nga qyteti Acari./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme