Supertalenti shqiptar debuton në futbollin portugez

18:18 | 14 Janar 2018
Arbresh.info

Ish futbollisti i Skënderbeut, Agim Zeka, ka bërë paraqitjen e tij të parë për klubin portugez, Varzim.

Ai u transferua në futbollin portugez në këtë afat kalimtar të janarit, shkruan arbresh.info.

Zeka u fut në fushë në minutën e 82-të, por nuk mundi të ndihmonte ekipin të evitonte humbjen e tretë radhazi në kampionat.

Ekipi portugez ndodhet në krizë të thellë, pasi rrezikon rënien nga kategoria e dytë portugeze.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme