General Motor u ka bërë kërkesë autoriteteve amerikane, për lejimin e prodhimit të një makine vetë-vozitëse që nuk ka timon, pedale për frenim apo rritje shpejtësie.
Kjo veturë është quajtur Cruise AV dhe ka si bazë Chevrolet Bolt EV, ndërsa pritet të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen, transmeton telegrafi.
Dan Ammann që është president në GM, ka thënë se kjo veturë nuk ka asnjë komandë manuale, ndërsa para ulëses së shoferit, është njëjtë sikurse te ajo e shoqëruesit.
Vetura që është e gatshme për prodhim, i ka 21 radarë dhe 16 kamera, si pjesë e nivelit të pestë të lëvizjes autonome.
Megjithatë, Cruise AV që mund të hyjë në funksion vetëm me rrugët që kanë harta të detajuara digjitale, duhet leje të speciale për qarkullim. /telegrafi/
Tashmë ekziston plani se si mund të shkarkohet Erik ten Hag ...
Zjarr në një hotel në Gjermani, 11 persona përfundojnë në sp...
Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga vërshimet në Bosnje
“Mbi 200 persona brenda ditës po përdorin biçikletat e kryeq...
KRU “Prishtina” shpërndan ujë të pijshëm përmes autoboteve p...
Uji depërton në Klinikën e Pediatrisë, pacientët detyrohen t...