Kosovës i dalin sfida të reja në anëtarësimin në Karton të Gjelbër. Pak kohë pasi kompanitë e sigurimeve të vendit siguruan fondin për kompensimin e dëmeve në një bankë në Vjenë të Austrisë, tani në këtë proces kanë dalë pengesa të reja. Janë 5 vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të cilat nuk po pranojnë që vendit tonë t’i ofrohet mundësia për të pasur kartonin e gjelbër, raporton KTV.
Rrahim Pacolli, kryesues i bisedimeve për Kartonin e Gjelbër, ka thënë të ketë kërkuar nga një numër ambasadorësh të shteteve të mëdha evropiane për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi, por ka thënë së adresa kryesore mbetet sërish Brukseli.
Kohavisioni ka kërkuar sqarime nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, por ajo nuk ka pranuar të flasë me arsyetimin se e ka agjendën e zënë, transmeton Koha.net.
KTV-ja gjithashtu i ka kërkuar përgjigje edhe Këshillit të Byrove Evropiane për Kartonin e Gjelbër rreth kësaj çështjeje, por as nga ky institucion nuk ka pasur ndonjë përgjigje.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...