Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët.Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:
- Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç
- Njerëzit 65 vjeç e sipër
- Gratë shtatzëna
- Njerëzit me sëmundje kronike
Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë:
- Temperaturë e lartë
- Kollë
- Dhimbje fyti
- Lodhje
- Dhimbje koke
- Diarre dhe vjellje
- Dhimbje barku
- Rrjedhje të hundëve
- Dhimbje muskujsh
Shenjat paralajmëruese për emergjencë
Duhet të dini se sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë POR drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse: fëmijët shfaqin:
- Frymëmarrje te shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen
- Ndryshim të ngjyrës së lëkurës
- Nuk konsumojnë mjaftueshëm lëngje
- Kanë ethe me një skuqje të lëkurës
- Fortësim të qafës
Të rriturit shfaqin:
- Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim
- Dhimbje apo presion në gjoks apo bark
- Marramendje të papritur
- Konfuzion mendor
- Të vjella të vazhdueshme