Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil është i impresionuar nga propozimi i Juventusit për një transferim të janarit tek Zonja e Vjetër.
Sipas Daily Mail dhe Mediaset Premium, reprezentuesi gjerman është tunduar shumë nga një lëvizje drejt gjigantëve të Torinos.
29-vjeçari do të jetë jashtë kontratës në fund të sezonit dhe po refuzon të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Ozil kishte qenë i lidhur me Manchester Unitedin, por pasi ata thuhet se kanë rënë dakord me ylli tjetër të Arsenalit, Alexis Sanchez, gjermani duhet të kërkojë për një skuadër tjetër.
Ashtu si Sanchez, as Ozili nuk është fare në skuadrën e Arsenalit për ndeshjen e sotme (e diel) që Topçinjtë e zhvillojnë ndaj Bournemouthit, përcjell Telegrafi.
Thuhet se Juventusi ka paraqitur ofertën e tyre dhe Ozil është i interesuar, por Bianconerët nuk duan të paguajnë shumë për një lojtar i cili do të jetë futbollistë i lirë brenda pesë muajsh.
Arsenali ka paguar 47 milionë euro për të fituar Ozilin nga Real Madridi në verën e vitit 2013.
Deri më tani këtë sezon, ai ka kontribuar në katër gola dhe pesë asistime në 18 paraqitje në Ligën Premier.
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...