Google ADS

Dhurata e Manchester Cityt për Sinan Bytyqin

15:05 | 14 Janar 2018
Arbresh.info

Sinan Bytyqi shihej si një futbollist me të ardhme të ndritur, megjithatë, nuk mundi të realizojë ëndrrën e tij deri në fund për shkak të problemeve në zemër, shkruan albinfo.ch.

Megjithatë, gjatë karrierës së shkurtë ishte pjesë e Manchester Cityt, duke u huazuar në Holandë, derisa ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Edhe pse ka probleme me zemër dhe nuk mund të luajë, Manchester City e ka angazhuar edhe zyrtarisht të mbulojë rolin e vëzhguesit për të nxjerrë lojtarë të rinj.

Bytyqi është përfshirë në stafin e Fergal Harkin, dhe tashmë roli i tij është të gjejë talent dhe t’iu mundësojë atyre të jenë pjesë e skuadrës së Manchester Cityt./albinfo.ch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme