Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që një javë është duke qëndruar në njërin prej Spitaleve në Kosovë. Ish- kryeministri i vendit gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Prishtinës kishte qenë i sëmurë nga zemra dhe kishte pasur disa ndërhyrje.
Kështu, dje LDK dega në Pejë kishte mbajtur përvjetorin e 28-të të themelimit të saj pa kryetarin, Isa Mustafa. Arsyeja e mungesës së tij po del të jetë gjendja shëndetësore e tij.
Ndërsa për gjendjen shëndetësore të Mustafes për “Indeksonline” ka folur Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. Deputeti i LDK-së thotë se gjendja e tij shëndetësore është përmisuar.
Madje, sipas Beqirit, i njëjti së shpejti do të kthehet në shtëpinë e tij.
“Gjendja i është përmisuar, është stabile dhe pritet që së shpejti të dal nga spitali”, ka thënë shkurt Beqiri për “Indeksonline”.
Kësisoj, Beqiri tregon se gjatë kohës sa ka qenë i shtrirë në spital e kishte vizituar dhe është njoftuar për gjendjen stabile të kryetarit të partisë së tyre./Indeksonline/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua