Nissan ishte prodhuesi i parë që debutoi në tregun botëror me veturën e parë elektrike, në dhjetor të vitit 2010, ndërsa edhe sot e kësaj dite Nissan LEAF është ende makina më e shitur elektrike në botë.
Shitja e njësisë së 300,000 e Nissan Leaf është njoftuar më 8 janar 2018, pak më shumë se shtatë vjet që nga ardhja e njësisë së parë.
Më së shumti Nissan Leaf janë shitur në SHBA – ose saktësisht 114,827 më shumë se në çdo vend tjetër. Një tjetër sasi prej rreth 90,000 njësive u shitën në Japoni. Pra, për pjesën tjetër të botës, (kryesisht në Evropë) u shitën rreth 95,000 njësi të tjera të LEAF.
Që nga tetori, në Japoni, Nissan ka shitur gjeneratën e ardhshme LEAF, e cila në SHBA dhe Evropë është planifikuar të fillojë me shitjet në janar dhe shkurt respektivisht.
Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Nissan Daniele Schillaci tha “Këto shifra tregojnë që Nissan LEAF mbetet makina më e përparuar në botë, me arritjen më të madhe dhe disponueshmërinë më të madhe në botë. Nissan LEAF i ri është ikona e Nissan Intelligent Mobility sepse sjell një makinë edhe më emocionuese dhe përforcon përvojën e pronësisë dhe kontribuon në një botë më të mirë. Modeli i ri i LEAF do ta dërgojë lidershipin e veturave elektrike të Nissan edhe më tutje.”./Telegrafi/
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...