Violinisti shqiptar Olen Cesari surprizon me një performancë fantastike nga Statuja e Krishtit në Brazil. Nën tingujt magjepsës të violinës, artisti shqiptar shfaqet në krahun e statujës së famshme duke performuar “Ave Maria”.
Përmes videos së kësaj perfomance, violinisti përcjell nota mbresëlënëse për artdashësit dhe të pasionuarit pas muzikës.
Padyshim një vëmendje të madhe merr edhe panorama magjepsëse teksa sheh nga lart Rio de Zhaneiron.
Një sipërmarrje të tillë e ka prezantuar edhe vetë Olen Cesari përmes postimeve në rrjetin social “Facebook”.
Në nëntor të 2017, Cesari përmes një postimi në Fb, shkruante se ndodhej një Brazil për të promovuar këtë video.
Dhe vetëm një muaj më pas, violinisti i njohur ka zgjedhur të urojë ndjekësit e tij në FB për Krishtlindjen me një foto nga Statuja e Krishtit në Rio de Zhaneiro.
Vetë Olen Cesari thotë se kjo performancë i dedikohet dashurisë së pastër të nënës për fëmijën.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person