Rreth 20 mijë njerëz janë mbledhur në kryeqytetin austriak për të protestuar kundër qeverisë së re, që në koalicion për përfshin edhe Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë, e cila u themelua nga ish-nazistët.
Disa protestues mbanin në dorë pankarta në të cilat shkruhej “Kurrë më”, ndërsa të tjerët në kor këndonin “Refugjatët të qëndrojnë, të dëbohen nazistët”, transmeton portali arbresh.info
Policia austriake tha se rreth 1 mijë policsë ishin në detyrë në ngjarjen që përfundoi në mënyrë paqësore.
Në protestë kanë marrë pjesë nga studentët deri tek pensionistët, bëjnë të ditur mediat austriake.
Muajin e kaluar, FPO hyri në qeveri si partneri më i vogël i koalicionit të konservatorëve OVP të Kancelarit Sebastian Kurz pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat të dy u zotuan për të ndaluar emigracionin e paligjshëm dhe për të luftuar Islamin radikal./arbresh.info/
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...