Unai Emery ka lënë të kuptohet se mediat spanjolle janë përpjekur për të shkaktuar përçarje në Paris Saint Germain duke lidhur Neymarin me kalimin te Real Madridi.
Gjigantët evropian do të takohen muajin e ardhshëm në Ligë të Kampionëve, një ndeshje madhështore që pritet nga shumë tifozë, transmeton portali arbresh.info. Por, trajneri spanjoll Unai Emery mendon që raportet rreth Neymarit janë bërë në përpjekje për të shpërqendruar skuadrën e tyre.
“Grupi është i fortë në një gjendje të mrekullueshme mendore”, ka thënë fillimisht 46 vjeçari. “Ata ishin të fortë në të dy ndeshjet, për Kupë të Francës dhe për Kupë në Ligë, si dhe do të vazhdojnë të jenë të tillë edhe në përgatitje për ndeshjen kundër Real Madridit”
“Lojtarët janë të mençur dhe klubi ka fituar një eksperiencë”
“Unë kam gjithashtu një eksperiencë dhe e di që njerëzit nga jashtë mund të na shpërqendrojnë – disa njerëz të cilët mund të kenë interes për ta bërë këtë”
“Për shembull, nëse lexoni sot, gazeta e parë sportive në Spanjë tek ballina shkruan se Neymar është duke shkuar në Real Madrid. Këto gjëra nuk na dridhin neve”
“Lojtarët, stafin, trajnerin, stafin teknik. Ne e dimë mënyrën tonë, rrugën tonë. Ne e dimë se kush dëshiron të na destabilizojë por ne jemi të fortë, çfarëdo që flitet jashtë apo çfarë ndodhë brenda”
“Ne jemi duke e mbrojtur vetën tonë mirë. Është e vërtetë që disa gjëra të vogla ndodhën pas pushimeve, por është vetëm 10 për qind [e klubit]. Ne do t’i rikthehemi së shpejti normalitetit”
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...