Dy persona mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një aksident të regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turizëm-Kanali i Cukës, tek ish-Turizmi, ku automjet në të cilin udhëtonin shtetasit A.K dhe M.G ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një pasagjer. Drejtuesi i mjetit është bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për nxjerrjen e tij.
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Teksa i plagosur lehtë ka mbetur pasagjeri. Për tu ardhur në ndihmë të plagosurve është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve./Ora News/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën