Shfaqen ujqit në Belgjikën veriore, pas më shumë se 100 vitesh

22:09 | 13 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një ujk i egër është gjetur në rajonin belg të Flanders, për herë të parë në më shumë se një shekull, deklaroi një grup i mjedisit.

“Vendi ynë është i vetmi në Europën kontinenatle që nuk ishte vizituar nga një ujk”, tha Landschap, transmeton portali arbresh.info

Mbingarkesa, industrializimi dhe shtrirja urbane në mënyrë progresive çuan në zhdukjen e ujqve nga pjesë më e madhe e Europës Perëndimore që nga fillimi i shek.20-të.

E njëjta kafshë ishte zbuluar rreth Krishtlindjeve në Holandë, sipas Landschap./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme