Google ADS

BSPK refuzon rritjen e pagës

22:12 | 13 Janar 2018
Arbresh.info

Cirk me punëtorët po vlerësohet rritja e pagave prej 4% që bëri qeveria për sektorin publik, të cilët paralajmërjnë edhe greva. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e quan skandal të paparashikuar.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, tregon për Tribuna Channel se si e shohin këtë rritje.

Madje nuk i përjashtoi as grevat si mundësi, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se me këtë rritje prej 4% qeveria ka krijuar një precedent të keq.

Edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Lulzim Beqiri, thotë se përderisa kryeministri Haradinaj i’a ngriti vetës pagën për 100% me një rritje ekonomike prej 4.4 përqind, atëherë do të duhej të kishte një rritje më të madhe të pagave ose kategorizim të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme