Ministria e Drejtësisë publikoi dje emrat e drejtuesve të burgjeve, të cilët sipas kësaj ministrie ishin përzgjedhur me konkurs. ku renditeshin drejtorët e burgjeve, që sipas këtij institucioni kanë fituar konkurset.
Por ccuditërisht nga 24 emra të publikuar 5 prej tyre kanë lidhje direkte me Partinë Socialiste, duke ngritur dyshime të forta për mënyrën sesi është organizuar nga Ministria e Drejtësisë i ashtëquajturi konkurs.
Kështu Ilir Aliaj është emëruar drejtor i qendrës së së Paraburgimit në Vlorë. Aliaj vjen direkt nga rradhët e PS-së, madje ka mbajtur postin e kryetarit të PS në këtë qytet.
Fatjon Kurti është emëruar në krye të burgut të Burrelit, pozicion që e mbante edhe më parë, por që u larguar nga detyra me propozim të ministrit teknik të Drejtësisë, Gazmend bardhi, pasi shkeli ligjin duke marrë pjesë në fushatat e Partisë Socialiste.
Andis Salla, pjesë e struktuirave të FRESSH-it (Të rinjve socialistë) është emëruar drejtori i burgut të Elbasanit. Mësohet se ai ka qenë aktiv në fushatën e fundit të PS-së në këtë qark, ccka duket se është edhe arsyeja kryesore e emërimit të tij në postin shtetëror.
Drejtor i burgut të Lushnjes është emëruar Judmir Shurdhi. Ky i fundit ka qenë këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Lushnjes në 2015-ën. Deri në momentin e emërimit në këtë detyrë, ai ka mbajtur postin e drejtorit në Bashkinë e Lushnjës dhe është koordinator elektoral për Partinë Socialiste në qytet.
Gjithashtu, Nasip Hoxha, i emëruar si drejtues i burgut të Sarandës, konsiderohet një prej mbështetësve të Partisë Socialiste.
Redi Rama, i emëruar në postin e kreut të burgjeve në Tepelenë, gjithashtu ka lidhje me PS-në dhe sikundër raportohet ka mbajtur postin e kryekomunarit Qendër në Tepelenë.
Një tjetër emër është ai i Emin Shpata, me përvojë në Policinë e Shtetit. Në fushatën e fundit raoportohet se ka qenë aktiv në qarkun e Elbasanit në mbështetje të Partisë Socialiste.
Ndërkohë një pjesë tjetër e drejtorëve të emëruar mësohet se kanë formimin ushtarak, duke nxjerrë në pah një tjetër element, atë që kjo kategori ka pasur prioritet në atë që Ministria e Drejtësisë e konsideron si konkurs për drejtorët e rinj të burgjeve.
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...