Meqë nuk ka mundësi që të shkohet në zemrën e Tokës, shkencëtarët e studiojnë çerdhen e saj përmes ushtimave që lëshojnë tërmetet. Ata analizojnë ndërrimet derisa ushtimat depërtojnë nëpër shtresa të ndryshme të planetit.
Profesori Siadong Song nga Universiteti në Ilinois ka deklaruar për BBC se “tallazet kthehen pas-para nga njëra anën në anën tjetër të Tokës”.
Këto të dhëna, konsideron ai, tregojnë se çerdhja e Tokës – rajoni i fortë me madhësi sa Hëna, në të vërtetë është e përbërë nga dy pjesë, transmeton koha.
Informatat e mbledhura gjatë aktiviteteve sizmike sugjerojnë se kristalet në “çerdhen e çerdhes janë të vendosura në drejtimin lindje- perëndim, pothuajse të shtrira, shikuar nga poshtë, lartë mbi Polin Verior.
E kristalet që gjenden në “pjesën e jashtme të çerdhes” janë të vendosura në drejtimin veri-jug, do të thotë vertikalisht nga e njëjta pikë lartësie.
“Fakti se kemi zbuluar struktura të ndryshme në pjesë të ndryshme të çerdhes flet për një histori shumë të gjatë të Tokës”, ka thënë prof. Song.
Ngurtësimi i çerdhes, e cila gjendet 5.000 kilometra në thellësi, ka filluar para rreth 1 miliard vjetësh. Çerdhja vazhdon të rritet brenda vitit për 0,5 milimetra.
Zbulimi se në të gjenden kristale të renditura ndryshe, shpien në përfundim se ato janë formuar në kushte të ndryshme dhe se në periudha të ndryshme planeti ynë ka provuar ndërrime dramatike.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...