Kapiteni i Chelseat, Gary Cahill, ka pësuar një lëndim në gjysmën e parë të ndeshjes kundër Leicester Cityt.
Qendërmbrojtësi i Bluve nuk mundi të luante më shumë se gjysmë ore, pasi lëndoi muskujt e pasmë të kofshës dhe u detyrua ta lëshonte fushën.
Futbollisti anglez rrezikon të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Cahill pritet të mungojë nga katër deri në gjashtë javë, në rast se lëndimi është serioz.
Kjo do të thotë se nuk do të mund të luajë në raundin e tretë të Kupës FA kundër Norwich Cityt dhe në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Carabao Cup ndaj Arsenalit.
Për më shumë, ai nuk do të paraqitej në ndeshjet e Ligës Premier kundër Brightonit, Bournemouthit, Watfordit dhe West Bromit.
Ndërsa mungesa më e madhe do të ishte në përballjen e parë ndaj Barcelonës që zhvillohet në Stamford Bridge.
Në këtë edicion, Cahill i ka regjistruar 30 paraqitje për klubin dhe për përfaqësuesen, edhe pse nuk është ndër zgjedhjet e para të Antonio Contes.
Tyron Mings shkakton penalltinë më të çuditshme në historinë...
Mediat amerikane: Prokurori Smith po nxiton për t’i mbyllur ...
Shpërthim pranë një banese në “Don Bosko”, dyshohet për lënd...
Vëllai i Madh ngrin Gjestin, Xheneta e puth në çdo vend
Heshtet Beogradi, Barcelona kalon në epërsi
Gjinden rreth 11 kilogramë marihuanë të fshehur në një fshat...