Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre shoqëroi Yerry Minan gjatë prezantimit të lojtarit të shtunën.
Gjatë prezantimit të lojtarit në konferencë për shtyp, Mesre është pyetur nëse klubi do të bëjë më shumë transferime në janar pas arritjes së Minas dhe Philippe Coutinhos, transmeton portali arbresh.info.
“Klubi është gjithmonë në krye të tregut duke punuar shumë në të dy aspektet (ardhjet dhe largimet), por ne i bëjmë këto me plotë pjekuri”, ka thënë Mestre.
“Nëse këtu ka ndonjë lëvizje, ne do të komunikojmë”
Me këto fjalë, Mestre nuk e ka mbyllur derën për transferime të tjera këtë muaj pas largimit gjithashtu të Arda Turanit./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...