Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka shpjeguar pse refuzoi shansin për të zëvendësues David Moyesin si trajner i Manchester United.
Gjermani e zëvendësoi Brendan Rodgersin në Liverpool në tetor të vitit 2015, katër muaj pas largimit nga roli i tij te Borussia Dortmundi, transmeton portali arbresh.info. Ish trajneri i Mainz, Eckhard Krautzun vitin e kaluar pretendoi se Klopp, i cili e zëvendësoi atë te klubi në Bundesliga, ka ëndërruar për të menaxhuar Manchester United.
Tani, Klopp e pranon se ai ka hedhur poshtë shansin për të marrë detyrën te “Djajtë e Kuq” pas shkarkimit të Moyes gjatë verës së vitit 2014 duke zgjedhur Dortmundit.
“Po, kishte interesim nga Manchester United, ata ishin të interesuar një vit ose një vit e gjysmë më parë, por unë nuk ndihesha mirë”, ka thënë Klopp për ‘Sky Sports’.
“Nuk mund të them që Man United nuk është klubi im, unë thjeshtë nuk ndihesha mirë”
Klopp u largua nga Dortmundi në sezonin e dobët në Bundesliga kur ata përfunduan në pozitën e shtatë./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend