Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar ekstradimin e shtetasit izraelit që po kërkohet në Kosovë në rastin Medicus.
Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Në zbatim të kompetencave të mia në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, kam kërkuar ekstradimin e shtetasit izraelit M.H., i cili kërkohet nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, për vepra penale që lidhen me krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore. Do të bëj çfarëdo që është e mundur që ky person, i cili përveç veprave penale, ka bërë një dëm të madh ndaj imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, të sillet para organeve të drejtësisë për t’u përgjigjur për veprat e bëra” ka shkruar Tahiri.
Tahiri edhe njëherë ka shprehur përkushtimin në fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar.
“Jam i vendosur për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar, pavarësisht formave, natyrës dhe rrethanave në të cilat shfaqet dhe do të angazhohem çdo ditë që ky përkushtim të fuqizohet edhe më tej” ka shkruar Tahiri.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...