Flamuri i Kosovës së shpejti edhe në rripin e WBC-së

12:02 | 13 Janar 2018
Arbresh.info

Një nga sportet më të populluara në Kosovë vitet e fundit ka qenë, boksi.

Por, në vitet e fundit ky sport nuk është u vlerësuar siç duhet dhe punuar, pasi është anashkaluar nga instuticionet e qeverisë së vendit.

Federata ndërkombëtare e boksit profesionist, përmes presidentit Maurico Sulaiman ka uruar për festat e fundvitit, kryetarin e federatës sonë, Nexhmedin Zekën.

Kjo vjen pas angazhimit të madh të Federatës që flamuri i Kosovës të jetë përkrah flamujve të shteteve tjera në rripin e World Boxhing Champion.

Federata e Boksit e Kosovës ditë më parë dërgoi boksieret e të gjitha grupmoshave të djemve dhe vajzat për përgatitje bazike në Durrës. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme