Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij Aleksandar Vuçiq nuk janë takuar që nga gushti i vitit të kaluar.
Por takimi i radhës mes dy presidentësh nuk dihet se kur do të mbahet. Maja Kocijanqiç, zëdhënëse e në zyrën e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, i tha Ekonomia Online përmes postës elektronike, se nuk mund të jap një datë për takimin dy palësh.
Por sipas saj, Prishtina dhe Beogradi duhet që të identifikojnë qëllimin e ritmin e dialogut të filluar në vitin 2011.
“Është Beogradi dhe Prishtina që identifikojnë qëllimin, hapat, ritmin, formatin e dialogut”, theksoi Kocijanqiç.
Kocijanqiç ka sqaruar se puna për fazën e re të dialogut është duke vazhduar, ngase të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët.
“Puna për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë është duke vazhduar. Të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të fuqishëm për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve”.
Ajo ka folur edhe për takimin që përfaqësuesja e lartë Frederica Mogherini pati me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar me theks të veçantë mundësin e integrimit të kësaj pjese në Evropës.
“Në takimin jozyrtar të 18 dhjetorit të vitit 2017, Përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor diskutuan situatën në rajon dhe në veçanti mundësitë për të avancuar integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian në vitin 2018. Pjesëmarrësit nënvizuan vendosmërinë dhe interesin e tyre të thellë në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në promovimin e mirëkuptimit rajonal”, tha ajo.
Sipas saj, të në këtë kontekst, u theksua rëndësia e diskutimeve të vazhdueshme ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq për të avancuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Në anën tjetër, një ditë më parë, kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj, ka emëruar këshilltarin e tij Avni Arifin, shef të negociatave me Beogradin./EO/
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...