Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, shkruan arbresh.info.
Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët. Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull ,si pasoj e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.
Sipas këtij Instituti deri sa dita e shtune parashihet të jetë pa reshje, pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesist nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s./arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha