Bashkimi Afrikan: Donald Trump duhet të kërkojë falje!

01:20 | 13 Janar 2018
Trina Galanxhi

Organizata që përfaqëson vendet afrikane ka kërkuar që Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të kërkojë ndjesë për komentet që bëri, duke i quajtur kombet në kontinent si “vrima qenefi”.

Misioni i grupit në Uashington DC shprehu “tronditje dhe zemrim” dhe tha se administrata Trump keqkuptoi afrikanët, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Udhëheqësi i SHBA bëri vërejtjen e pretenduar në një takim të enjten mbi emigracionin, megjithatë ai ka mohuar të ketë përdorur atë fjalor.

Trump ka marrë kritika të mëdha nga liderët botërore për gjihën e përdorur, ndërsa OKB-ja komentet e tij i ka cilësuar si raciste./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme